MENU
klinika

Rishikohet për të tretën herë brenda vitit buxheti!

Ulen pritshmëritë për të ardhurat, dyfishohet deficiti buxhetor

06.07.2020 - 10:21

Ulje e të ardhurave në mënyrë drastike, rritje e deficitit, e borxhit dhe më pak pritshmëri për zërat buxhetor janë këto pasojat e menjëhershme që po lë pas pandemia COVID-19.

Ministria e Financave ka rishikuar për herë të tretë buxhetin e shtetit. Pritshëmritë e ekspertëve të ministrisë janë që këtë vit të mblidhen vetëm 446.5 miliardë lekë, mbi 43 miliardë lekë më pak se në aktin e parë normativ në muajin mars ku pritshmëritë për realizimin e të ardhurave ishin 489.6 miliardë lekë.

Që nga buxheti fillestar i miratuar më 18 dhjetor 2019, e deri në rishikimin e fundit pritshmëritë për të ardhurat janë reduktuar me 63.1 miliardë lekë. Nëse në vitin 2019 prisnim që të mblidhnin 509.6 miliardë lekë, tashmë jemi në një nivel tepër të ulët.

Por situata e krijuar me pandeminë ka rritur nevojën për shpenzime, për këtë arsye në aktin e tretë janë rritur shpenzimet me 21.1 miliardë lekë.

Tashmë si alternativë për të përballuar situatën e krijuar shteti ka dyfishuar deficitin buxhetor, nga 3.7% që ishte me rishikimin në muajin mars tashmë është 8.4%. deficiti buxhetor me këtë rishikim është në vlerën e 132.9 miliardë lekëve nga 68.6 miliardë që ishte dhe pritet të financohet nga burime të brendshme 49.9 miliardë lekë, ndërsa pjesa tjetër do të shlyhet me huamarrje të huaja.

Referuar këtij akti të ri normativ thuhet se borxhi publik për këtë vit mund të arrijë në 10.3 miliardë euro por pa përfshirë efektet e kursit të këmbimit. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar do të arrij në mbi 75%, dhe sipas Konfindustrisë Shqiptare do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB, qeveria ka dyfishuar edhe deficitin buxhetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekuacioni me shumë të panjohura

A e përballon ekonomia një karantinë të dytë?


"Ndihma financiare e pandemisë së koronavirusit"

Drejtoria e Tatimeve: 25 gushti afati i fundit i ankesave, për….

"Kohët e vështira janë këtu"

RT/ MB po vuan më shumë se Europa

Kërcënimet e SHBA/ Skenari më i keq

RT/ Kur do të jetë gati Nord Stream?