MENU
klinika

Zëri i Amerikës: Në 8 ditët e fundit, humbën jetën...

“Vazhdojnë të thellohen pasojat tragjike të Covid-19 në Shqipëri”

04.07.2020 - 12:42

Në Shqipëri vazhdojnë të thellohen pasojat tragjike të epidemisë Covid-19.

Dy zonja nga Tirana, njëra 67 vjeçare dhe tjetra 73 vjeçare, humbën jetën në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit. Bashkë me to shkoi në 74 numri i të vdekurve nga Covid-19, qysh nga fillimi i muajit mars.

8 ditët e fundit, në kohën mes dy fundjavave, kanë vdekur 19 persona prej koronavirusit, pra 2-3 perona në ditë; mes tyre ishte edhe një mjek i njohur. Në Spitalin Infektiv mbahen të shtruar 88 pacientë, 9 nga të cilët janë në terapi intensive.

Këtë fundjavë u zbuluan edhe 67 qytetarë të tjerë të infektuar me Covid-19, me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve aktivë shkoi në mbi një mijë e 100 persona. Ata gjenden shumica në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Elbasan, Korçë dhe Kurbin. Shpërndarja e rasteve përfshin edhe Krujën, Kukësin, Fierin, Lezhën, Lushnjen dhe Kamzën.

Nga fillimi i epidemisë Shqipëria ka shënuar mbi 2 mijë 800 raste me Covid, të cilat i ka zbuluar me mbi 28 mijë testime gjithsej. Mjekët po u bëjnë thirrje banorëve që të përdorin maska dhe masa të tjera mbrojtëse, por shumica e njerëzve po tregohen të pakujdesshëm.

Një pjesë e madhe i janë kthyer punës pas 3 muajve karantinë, ndërsa pjesa tjetër kanë nisur pushimet vjetore dhe udhëtimet turistike në këtë stinë të nxehtë. Vdekjet dhe infektimet e javës së fundit vërtetuan se temperaturat e larta të motit nuk pakësuan përhapjen e koronavirusit./ Zëri i Amerikës

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Provat e vaksinës në njerëz dhanë rezultate pozitive"

Dr. Fauci flet për ‘VOA’: Ja si mund të parandalohet vala e dytë e koronavirusit!

Agjencia amerikane e inteligjencës i jep fund teorive konspirative

A është krijuar në një laborator kinez virusi Covid-19?

Paralajmërimi i FMN-së: Më keq se...

“Pasojat ekonomike të pandemisë, edhe më të rënda”