MENU
klinika

Bashkëshoqërues me sëmundje të tjera

Vdes prokurori nga Gjilani, ishte i prekur nga COVID-19

18.07.2020 - 11:17

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Gjilanit ka vdekur Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus. Përveç COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemajli.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtruar në spital. Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë Xhemajli.

Ndryshe, numri i rasteve të konfirmuara me këtë semundje nga 13 marsi e deri tash ka arritur në 5 mijë e 472, me gjithsej 126 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”