27.07.2020 - 06:14
Intesa Sanpaolo, banka e dytë për nga madhësia në Itali, përmirësoi propozimin për blerjen e UBI Banca, banka e pestë më e madhe.
Po përpiqet të tërheqë aksionerët e UBI-t duke rritur elementin kesh të marrëveshjes. Website-i i saj ka vendosur një numër mbrapsh deri për skadimin e ofertës që është 28 Korriku. Intesa mendon se bashkimi do të ndihmojë për bankat në fjalë të përshtaten më mirë me “skenarët e rinj e kompleks” që rezultojnë si rrjedhojë e pandemisë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Ngrin" pagesa e kredive, për 3 muaj