MENU
klinika

Zbulohet identiteti i viktimës

Vrasja/ FNSH, RENEA dhe Veliu nisen drejt Elbasanit

20.07.2020 - 16:26

Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja tronditëse u regjistrua në lagjen “28 Nëntori”, ku viktimë ka mbetur një 34-vjeçar.

Ky i fundit, i identifikuar me inicialet E.R, është qëlluar disa herë me armë duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Autorët janë larguar në drejtim të zonës së Bradasheshit, ndërsa policia ka gjetur një makinë të djegur që dyshohet se është përdorur në krim.

Policia në ndjekje të autorëve dhe po punohet për sqarimin e ngjarjeve.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA dhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu janë nisur drejt Elbasanit, menjëherë sa është dhënë lajmi për ekzekutimin me armë zjarri. Mësohet se Veliu, bashkë me efektivët do të hetojnë ngjarjen që sapo ka terrorizuar të gjithë banorët e zonës.

Mësohet se viktima nga atentati në Elbasan është Emiljano Ramazani, i njohur ndryshe edhe si “Rramami”. Në 2017 është arrestuar nga policia për drogë. RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën për të kapur autorët.