28.07.2020 - 12:04
Gjykata e Lezhës ka shpallur sot fajtor dhe ka dënuar me 24 vite burg Tonin Ndojn, autorin e vrasjes së kryeplakut të fshatit Mërqi Gjin Marku, ngjarje e ndodhur me 19-qershor të vitit 2019-të.
I pandehuri është dënuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje” por duke qenë se ka kërkuar gjykim të shkurtuar kërkesa që i është
pranuar nga gjykata atij i është ulur 1\3 e dënimit dhe përfundimisht i duhet të vuajë 16-vite burgim.