MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj nga myk në gishtat e këmbës, çfarë të bëj?

11.07.2020 - 07:02

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Vuaj prej vitesh nga një myk në gishtat e këmbës. E mjekoj dhe pas disa kohësh shfaqet përsëri, një herë në thembër e një herë në gishta. Çfarë duhet të bëj?

Mjeku: Atëherë, ky pacient ose nuk mjekohet si duhet ose nuk mjekohet deri në fund. Kjo sepse myku nuk është ndonjë sëmundje e vështirë për tu trajtuar dhe nuk ka tendencë të kronicizohet.

Kam përshtypjen se pacienti nuk është i kujdesshëm. Ndoshta përdor dhe këpucë sintetike apo çorape najloni. Do i sugjeroja që pas dushit t’i thajë mirë këmbët apo në darkë kur i lan. Kur e merr mjekimin ta çojë deri në fund. Nëse i bën të gjitha këto dhe përsëri i përsëritet, ndoshta do të ketë nevojë edhe për pak antimykotik nga goja, krahas lyerjes lokale dy herë në ditë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.