06.07.2020 - 17:54
Xhelal Mziu jep dorëheqjen nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike në Kamëz, pas 15 vitesh në këtë post.
Mësohet se Mziu e ka dhënë dorëheqjen pasi ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Ai ka shprehur ambicien për të kandiduar sërish për Bashkinë e Kamzës, të cilën e ka drejtuar për 3 mandate rresht, por ai nuk e përjashton as mundësinë që të kandidojë për deputet.
Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë dhe Fier, pasi sipas udhëzimit të PD-së, çdo kryetar apo sekretar dege që dëshiron të garojë për deputet apo kryebashkiak, duhet të japë dorëheqjen.