Futbolli në Itali është taktik dhe ndonjëherë maniak i skemave saqë nuk i lë futbollistët të shprehen lirshëm. Premier League dhe Seria A janë dy kampionate plotësisht të ndryshëm. Futbolli anglez është i karakterizuar nga një intensitet i madh dhe është shumë i shpejtë.
Është e rrallë të shikosh momente të mërzitshme gjatë ndeshjeve. Taktika, në fakt, nuk është aq e rëndësishme sa në Itali dhe për këtë arsye lojtarët që vijën nga jashtë duhet të përshtaten, por rezultatet shpesh janë zhgënjyes.
Ndër vite, kanë qenë të shumtë lojtarët që nuk kanë lënë një kujtim të mirë në Itali, por që kanë shpërthyer në Angli. Njëri nga ata ka qenë sigurisht Thierry Henry, i blerë nga Juventus për 10 milionë nga Monaco.
Francezi ka shënuar vetëm 3 gola në 19 ndeshje para se të transferohej tek Arsenal-i dhe të bëhej golashënuesi më i mirë i historisë së klubit duke fituar disa tituj.
Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe me Coutinho-n, i cili u transferua nga Inter-i te Liverpool-i, duke u bërë një nga blerjet më të shtrenjta të historisë së futbollit (nga Liverpool-i te Barcelona).
E njëjta gjë i ka ndodhur Bergkamp-it, i cili është bërë më pas shok skuadre me Henry. Holandezi u ble nga Inter-i në vitin 1993, por ka luajtur pothuajse gjithmonë në një pozicion që nuk ishte i tiji dhe në 1995-ën kaloi tek Arsenal-i.
Megjithatë, vështirësitë për t’u përshtatur janë edhe kur kalon nga Premier League te Seria A. Le të marrim rastet e Eriksen dhe Ramsey. Ish-ylli i Tottenham-it dhe ai i Arsenal-it kanë jetuar momente të mëdha në Angli, por në Itali janë dukur në vështirësi deri tani.
Një tjetër rast i ngjashëm është ai i Joe Hart. I larguar nga Guardiola pasi spanjolli mori drejtimin e City-t, portieri anglez u transferua te Torino, ku nuk shkëlqeu dhe prej ku u largua pas vetëm një sezoni.