MENU
klinika

Zbulon emrin e reperit

Ylli Limani me një projekt të ri. Me kë po bashkëpunon?

31.07.2020 - 09:56

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Yll Limani, ka filluar punën për disa projekte të reja muzikore.

Para lançimit të projektit “Buzët e kuqe”, ai ka njoftuar fansat se po vjen në duet me reperin Lumi B.

Ai ka ndarë një foto nga xhirimet krah së cilës ka shkruar: “Duke pritur Lumi B të vijë në montazh”.

Limani ka nënkuptuar kështu se projekti i tyre ka përfunduar dhe shumë shpejt do ta publikojnë videklipin për të gjithë fansat e tyre.

Nuk dihet nëse kjo këngë do të jetë një baladë dashurie apo me rimtet e verës, por këtë detaj mund ta zbulojnë vetë djemtë në ditët në vijim.