Mësohet se do të shtrohet një darkë në rezidencën amerikane ku të ftuar do jenë krerët kryesorë të institucioneve në vend.
Kjo darkë do të zhvillohet në datë 2 në mbrëmje, ku do të marrin pjesë liderët shqiptarë dhe gratë e tyre.
Si çdo vit festohet edhe në Shqipëri Festa e Pavarësisë të Shteteve Të bashkuara të Amerikës duke kremtuar 4 korrikun.
Në këtë festë nuk kanë munguar asnjëherë gazetarë, politikanë dhe aktivistë të ndryshëm. Nën organizimin e Yuri Kim duket se darka do të ketë ftuar krerët institucional bashkë me zonjat e tyre.
Kryeministri Edi Rama me Linda Ramën, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me znj.Erfanen, presidenti Ilir Meta me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Aurela Bashën, e po ashtu edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me Ajola Xoxën.
Politikanët më të rëndësishëm të vendit do të kalojnë disa orë me njëri-tjetrin, në një aktivitet të organizuar nga amerikanët. Historia ka treguar, që në këto raste politika shqiptare bëhet njësh për të festuar. Të shpresojmë se do të ketë dëshmitarë bujarë për të rrëfyer zhvillimet që do të ketë kjo mbrëmje.