Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, kanë zbarkuar këtë paradite në Kryeministri, për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Nuk dihet asgjë rreth këtij takimi, i cili po zhvillohet paraleleshit me seancën plenare, ku mazhoranca po prezanton raportin final të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Gjithashtu, takimi me ambasadorëve Kim e Soreca vjen në një kohë të tensionuar politike, teksa kryeministri Edi Rama dhe opozita parlamentare janë për ndryshime kushtetuese dhe hapje listash, gjë e cila kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare.
Kujtojmë se kreu i shtetit dhe opozita jashtëparlamentare kanë qenë të prerë kundër ndryshimeve kushtetuese të njëanshme.
Ndërkohë që diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorët që janë sot pjesë e takimit me Ramën, kanë kërkuar nga palët t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit.