MENU
klinika

Mesazhi i fortë i ambasadores

Yuri Kim: Disa ëndërrojnë te mosthemelimi i Byrosë së Hetimit, na vjen keq t’ju zgjojmë nga dremitja…

24.07.2020 - 15:49

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka folur sot për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku sipas saj disa po ëndërrojnë që kjo strukturë që do hetojë korrupsionin nuk do ngrihet kurrë.

Diplomatja e SHBA në mesazhin e saj në Twitter thekson se Reforma në Drejtësi do jetë e vështirë për t’u zbatuar, por ajo do finalizohet.

Ndaj Yuri Kim apelon që të mos ëndërrojnë në këtë drejtim, pasi gjithçka do behet realitet.

“Duket sikur disa po ëndërrojnë që Byroja Kombëare e Hetimit nuk ndo grihet kurrë, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”, shkruan ambasadorja e SHBA.