Zbardhen 7 amendamentet që u miratuan 3 ditë më parë në Këshillin Politik si pjesa pas marrëveshjes së 5 qershorit, apo e ll-ta për këtë Reformë Zgjedhore.
Amendamentet tashmë të përkthyera në projektligje parashikojnë disa ndryshime në ligjet për sinjalizuesit, Policinë, Prokurorinë dh Gjykatat, partitë politike si dhe Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal.
Mes tyre është dhe përjashtimi nga krimet zgjedhore e autorëve të tyre, të një apo disa veprave penale vetëm në rast se bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për të denoncuar dhe zbardhur krimet zgjedhore. Po ashtu një tjetër amendim i rëndësishëm është ai për sinjalizuesin, teksa tashmë në KQZ do të ketë një njësi vetëm për marrjen e sinjalizimeve për korrupsion pasiv dhe aktiv në zgjedhje.
Parashikohet që të ketë sanksione në rast shkeljesh administrative të konstatuara si dhe mbrojtje të sinjalizuesve gjatë zgjedhjeve.