Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.
Kryetari Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës.
Sipas burimeve mësohet se në axhendën e kryedemokratit gjatë qëndrimit në Kosovë, ai do të takohet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani si dhe me drejtuesit e partive politike, Vetvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës-Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.
AXHENDA
Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:
Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
VENDI: Kryeministria
Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
VENDI: Presidencë
Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin
Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
VENDI: Selia e AAK
Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
VENDI: Selia e Nismës
Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK
Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK
Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.
Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqerohet nga nënkryetari i PD, Edi Paloka, Besnik Mustafa, ish Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë
Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH, Arben Cejku, ish ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.