Zgjidhen të gjitha verdiktet në Kategorinë Superiore kur mbetet edhe 1 javë për t’u luajtur. Laçi mposht 3-1 Tiranën dhe siguron vendin e tretë, që do të thotë pjesëmarrje në Europa League për sezonin e ardhshëm.
Ashtu sic pritej, kurbinasit fituan ndaj kampionëve të rinj bardheblu, që dukeshin të pamotivuar në këtë ndeshje. Nëabueze shënoi dy prej golave, duke kryesuar listën e goleadorëve në Superiore. Tirana e ka mendjen tashmë te finalja e Kupës së Shqipërisë me Teutën.
Partizani mundi 3-0 Vllazninë në “Air Albania” dhe tashmë ekipi shkodran do të luajë në play-out për të qëndruar në Superligë për sezonin e ardhshëm. Dominim total i të kuqve, që mbeten në mesin e renditjes dhe pa pjesëmarrje në Europë.
Bylis bën detyrën ndaj Luftëtarit, duke fituar 2-0 dhe siguruar qëndrimin mes më të mirëve edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa gjirokastritët në kategorinë e parë. Edhe pse me rezultat të ngushtë, detyrën e bëri edhe Teuta në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas, teksa fitoi 3-2.
Durrsakët sigurojnë vendin e katërt, gjithashtu pjesëmarrjen në Europë, edhe nëse nuk fitojnë Kupën e Shqipërisë. Raundi i fundit, që do të luhet mesjavën e ardhshme nuk ka asgjë për të zgjidhur.