MENU
klinika

Shuajti flakët e kryengritjes

“Zjarrfikësi” shqiptar i Sulejmanit të Madhërishëm…

15.07.2020 - 06:45

Kishte kaluar një vit pas rebelimit të kryeguvernatorit (beylerbej) të Sirisë, Canberdi Gazali, Sylejmani u ballafaqua me një tjetër kryengritës në Egjipt. Kësaj radhe ishte veziri i tij-Ahmed Pasha.

Si vezir i dytë që ishte, ai u përpoq të bëhej kryevezir (kryeministër) dhe u dërgua si beylerbej në krahinën më të rëndësishme të perandorisë, në Egjipt. Këtë vendim Ahmed Pasha e përjetoi si nënçmim.

I shtytur nga hidhërmi, e pushtoi qytetin me forcë dhe shpalli veten sulltan të Egjiptit në janar të vitit 1524. Për të shuar flakët e kryengritjes u dërgua, i sapo-ëmëruari vezir i dytë, shqipari Ajas Mehmed Pasha.

Ajas Pasha arriti të fitonte pozita të larta në kohën e Sulltan Sulejmanit. Nga oborri doli me gradën aga, e pastaj u bë aga i jeniçerëve. Në ekspeditën e Egjiptit, përveçse tregoi trimëri, pati sukses edhe në dhënien e disa propozimeve.

Përfytytrimi piktural i suksesit të tij shfaqet qartë në këtë kompozim. Ajazi qëndron mbi kalë dhe koka e prerë e Ahmed Pashës së rebeluar gjendet poshtë këmbëve të kalit të Ajaz Pashës. Ishte merita e tij për zënien e Ahmed Pashës.

Ajaz Mehmed Pasha ishte shqiptar, babai nga Shkodra dhe nëna nga Vlora.
Me ardhjen e Sulltan Sulejmanit, u bë beylerbej i Anadollit. Pas kryengritjes së çerkizit Xhanberdi Gazaliut dhe vrasjes së tij, u emërua vali në vilajetin e Sirisë.

Gjithashtu edhe në pushtimin e Rodosit, në korrik të 1522, pati suksese të mëdha. Ajaz Pasha dërgohej në atë cep të perandorisë ku kishte probleme dhe pa humbur kohë ai me një të lëkundur të shpatës e zgjidhte.

Mori pjesë edhe në fushatën e Moldavisë edhe në ekspeditën e Korfuzit. Për fitoret e shkëlqyera ai do të emërohet kryevezir në 1535. Ai nuk ishte njohur vetëm për mirëadministrimin e punëve shtetërore por ishte i njohur për të mos fyer askënd.

Në 1539 ai u sëmur rëndë. Jeta e tij nuk kishte ndonjë të metë, përveç se ishte një feminist i madh, kur vdiq ai kishte 20 fëmijë.

Referenca: Sipas Enciklopedisë së Sami Fashërit, Stamboll 1889.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit