MENU
klinika

Pas akuzave të Lukashenkos

Trupa në kufirin e Bjellorusisë? NATO thotë se…

23.08.2020 - 08:01

Pretendimet e Presidentit Bjellorus Aleksandër Lukashenko se “fuqitë e huaja” po organizojnë ngritjen e trupave në kufirin e vendit janë të pabaza, thotë NATO.

Presidenti tha se ai i kishte vendosur forcat e tij të armatosura në “gatishmëri”.

Protestat vazhduan në rrugët e Minskut të Shtunën pas një zgjedhjeje të diskutueshme dy javë më parë.

Demonstruesit po kërkojnë që Lukashenko të largohet.

Udhëheqësi, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, pretendoi se NATO po përpiqej të përçante Bjellorusinë dhe të vendoste një president të ri në Minsk.

Ai tha se trupat në Poloni dhe Lituani po përgatiteshin dhe se ai po vendoste forcat e tij të armatosura në kufirin perëndimor të vendit.

NATO e hodhi poshtë pretendimin, duke thënë se ai nuk paraqet asnjë kërcënim për Bjellorusinë ose ndonjë vend tjetër.

“Regjimi po përpiqet të largojë vëmendjen nga problemet e brendshme të Bjellorusisë me çdo kusht me deklarata krejtësisht të pabazuara për kërcënime imagjinare,” tha Presidenti i Lituanisë.

NATO i kërkoi Bjellorusisë të respektojë të drejtat themelore të qytetarëve të saj.

Lukashenko u rizgjodh president në 9 gusht, por votimi u konsiderua i manipuluar.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rusia po kërkon ta pushtojë?

Bjellorusia, Krimeja e ardhshme?