MENU
klinika

Ja tri variantet, jo rikthim 100 % në klasa!

A do hapen shkollat në shtator?

05.08.2020 - 18:27

Pas shpërthimit të Covid-19, gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.

Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 do të nisë më 14 shtator. Por si do të zhvillohet mësimit? Deri më tani nuk ka një vendim të prerë, pasi zhvillimi i orëve të mësimit do të varet nga numri i të prekurve me koronavirus.

Për këtë arsye deri më tani janë propozuar tre alternativa: zhvillimi i mësimit online, për këtë arsye në RTSH Shkollë, është duke bërë regjistrimin e të gjitha lëndëve. Por nëse numri i të prekurve me koronavirus ulet, mund të bëhet një alternim midis paraqitjes së nxënësve në shkolla dhe mësimit online. Deri më tani një gjë është e sigurt, nxënësit në 14 shtator nuk do të kthen 100 % në bankat e shkollave”.

Mësimi online ishte një proces i lodhshëm për nxënësit dhe prindërit. Kjo metodë mësimdhënie nuk është mbështetur prej tyre.