03.08.2020 - 08:11
Shefat e Amazon, Apple, Facebook dhe Google u përballën me pyetje të mprehta (online) nga një komitet i Kongresit Amerikan mbi dominancën në treg të këtyre kompanive dhe nëse ato duhet të ndahen e copëtohen.
Ishte hera e parë që Jeff Bezos, CEO i Amazon shfaqet përpara ligjvënësve.
Ai insistoi se platforma e tij është një pjesë shumë e vogël e shitjeve të përgjithshme Retail dhe se kishte mbështetur rritje të bizneseve të vogla e të mesme.