MENU
klinika

Analiza e The Economist

A do të ketë dhe Putini fatin e Lukashenkos?

28.08.2020 - 14:55

Asgjë nuk është aq frymëzuese sa të shohësh njerëzit të dalin në rrugë për të kërkuar lirinë e tyre, dhe asgjë nuk është aq e tmerrshme për diktatorët që ata kundërshtojnë.

Në Bjellorusi, midis skenave që kujtojnë revoltat e vitit 1989, qindra mijëra njerëz po dalin në rrugë pas zgjedhjeve. Në qytetin rus të Khabarovsk dhjetëra mijëra njerëz marshojnë javë për javë për të protestuar kundër arrestimit të guvernatorit lokal dhe vendosjes së rregullave të Moskës.

Vladimir Putin është shumë nervoz. Pse Alexei Navalny, rivali i Putinit për presidencën ruse, gjendet i shtrirë i helmuar në një shtrat spitali në Berlin?

Regjimet që sundohen nga frika, jetojnë me frikë.

Ata kanë frikë se një ditë njerëzit nuk do të tolerojnë më gënjeshtrat, hajdutët dhe brutalitetin. Ata përpiqen të qëndrojnë në pushtet me propagandë, persekutim. Por duket gjithnjë e më shumë sikur Putinit po i mbarojnë mashtrimet, dhe sikur Alexander Lukashenkos, aleatit të tij në Minsk, po i mbaron rruga.

Kjo është arsyeja pse, ata kthehen sërish tek shkopi dhe shiringa. Dhe kjo është arsyeja pse, ndërsa protestat vazhdojnë, ata duhet të pyesin nëse dhuna e shtetit mund t’i sigurojë regjimet e tyre.

Të dy udhëheqësit erdhën në pushtet duke premtuar lehtësim nga kaosi që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik. Putin u ofroi qytetarëve të tij një marrëveshje: qëndroni jashtë politikës dhe do të keni rend dhe paga më të mira. Lukashenko premtoi vazhdimësinë e stilit Sovjetik.

Putin ishte me fat që çmimet e naftës u rritën pasi ai erdhi në pushtet. Rusët përfituan.  Putin ndërtoi një shtet mafioz; Lukashenko, një diktaturë të modës së vjetër.

Sidoqoftë, asnjë regjim nuk mund të reformohet vetë. Ata mund të përdorin televizionin shtetëror për të treguar ndryshimet, por ata hasin shumë vështirësi në realitet.

Le ta nisim me ekonominë. Kur Lukashenko shkoi për të konfirmuar mbështetjen e punëtorëve, ai nuk mori atë që deshi.

Rusia ndryshonnga Bjellorusia. Ekonomia e saj është më e hapur. Megjithatë, industria dhe financat janë në duart e oligarkëve në rrethin e besuar të Kremlinit. Putin kështu nuk ka qenë në gjendje të mos mbetet i varur nga hidrokarburet, kështu që tronditja e dyfishtë e fundit e çmimeve të ulëta të naftës dhe Covid-19 e kanë tronditur ekonominë. Tani ai nuk ka asgjë për të ofruar përveç nacionalizmit dhe nostalgjisë.

Për dy dekada Putin ka premtuar kthim të lavdisë. Regjimi i tij është një pionier i dezinformimit. Ai krijoi një mjedis mediatik ku, siç shprehet një komentues, “asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka është e mundur”. Megjithatë, zhgënjimi po shtohet.

Si Putin dhe Lukashenko nuk kanë arritur të ndryshojnë regjimet e tyre. Asnjëri nuk ka një pasardhës të besueshëm. Këtë vit Putin u përpoq të zgjidhte problemin duke ndryshuar kushtetutën për të lejuar veten të qëndronte në pushtet deri në 2036, kur ai do të jetë 84 vjeç.

Helmimi i Navalny është dëshmi se kur këtyre regjimeve u mbarojnë idetë, ata drejtohen ndaj dhunës.

E megjithatë Bjellorusia tregon se sa e vështirë është të ushtrohet dhuna. Lukashenko provoi shtypjen, arrestimin e torturimin e protestuesve por, deri më tani, nuk ka funksionuara.

Ai mund të ketë qenë i gatshëm të vrasë njerëz, por mund të humbasë besnikërinë e forcave të tij të sigurisë.

Putin e pranon që forca e hapur e përdorur kundër njerëzve mund të nxisë protesta të mëtejshme, kjo është arsyeja pse Kremlini nuk I ka prekur demonstruesit në Khabarovsk, me shpresën se ata do të humbasin interesin.

Çfarë mund të bëjnë vendet e tjera në lidhje me gjithë këtë? Përgjigja fillon me mbrojtjen e parimit të të drejtave të njeriut. Gjermania i ka ofruar azil Navalnit. Bashkimi Evropian dhe Amerika kanë refuzuar rezultatet e zgjedhjeve të vjedhura të Lukashenkos.

Fuqitë e jashtme duhet ta paralajmërojnë Rusinë se çdo përdorim i forcës në Bjellorusi do të pasohet nga sanksione.

Nëse Putin dhe Lukashenko derdhin gjak për të qëndruar në detyrë, duhet të ketë pasoja.

Se sa kohë do të mbijetojnë këto dy regjime të turpshme askush nuk e di. Autokracitë mund të zvarriten për vite me radhë.

Putin dhe Lukashenko nuk janë të vetmit që premtojnë kthimin në një epokë të imagjinuar të lavdisë së humbur.

Por diçka është e qartë. Edhe pse duket mirë në fillim, njerëzit, “sëmuren prej tyre”. Dhe kjo është koha kur diktatorët duhet të kenë frikë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse e ka të vështirë të vendosë?

Dilema më e madhe e Merkelit, lidhet me Putinin!

Rusia po kërkon ta pushtojë?

Bjellorusia, Krimeja e ardhshme?


Cilët janë 9 gjeneralët e vrarë që nga fillimi i luftës

Vrasja e Kirillov hap edhe një herë “Kutinë e Pandorës”

Analistët “varrosën” planin e Putinit

Rusët “në delir”, do të shpallin fitoren në 2025

Arrestimet, sabotimet dhe shtypja e disidencës

Njësia speciale që “e bën” Rusinë të funksionojë

A mund t’i ulë Putinin dhe Zelensky-n në të njëjtën tryezë

Një muaj para inaugurimit, Trump nis me premtimet