MENU
klinika

Nga Mentor Kikia

A do të vdesim nëse nuk kërcejmë dhe dehemi këtë verë?

04.08.2020 - 12:07

Nga Mentor Kikia

Njerëzimi kudo është duke demonstruar një shkallë papërgjegjshmërie në nivele të “admirueshme”. Edhe pse, mendoj unë, të gjitha hipotezat dhe teoritë konspirative se “covid 19” nuk egzistoin, kanë rënë, sërish njerëzit nuk kanë modifikuar sjelljen apo mënyrën e jetesës.

Megjithatë, hallin më të madh e kemi në shtëpinë tonë…E kam fjalën për lokalet e natës dhe festat e harbimit masiv, ku të rinjtë e neglizhojnë virusin deri në kufijtë e injorancës absolute.

Vendimet e qeverisë për mbylljen e klubeve të natës duket se nuk kanë dhënë asnjë efekt. Në bregdet, ndikimi i qeverisë nuk arrin dhe apelet e vazhdueshme të zyrtarëve të shëndetësisë nuk dëgjohen.

Por në shtator ne mund të përballemi me një situatë të paimagjinueshme për mundësinë tonë të menaxhimit. Ne mbytemi me “dy gisht” ujë, ndaj dhe lufta me e mirë është mbrojtja.

Nese në vjeshte do të përballemi me një situatë emergjente, mallikimi i qeverisë nuk do na hyjë në punë.