MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është e mundur që të operohen të dy gjunjët njëkohësisht?

24.08.2020 - 12:29

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është e mundur që të operohen të dy gjunjët njëkohësisht?

Përgjigjet mjeku: Nisur nga fakti që artroza e gjurit përgjithësisht prek të dy gjunjtë, në shumicën e rasteve ne realizojmë vendosjen e protezës në të dy gjunjtë në të njëjtën seancë operatore. Për një gju operacioni zgjat afërsisht 1 orë e gjysmë, ndërsa për të dy gjunjtë afërsisht 2 orë e gjysmë. Nëse në të dy gjunjtë është e pranishme gonartrozë e avancuar, përsa i përket rehabilitimit pas kirurgjisë nuk ka ndryshim nëse operohet vetëm njëri ose të dy gjunjtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.