MENU
klinika

Ja ç'thonë dietologët

A është i shëndetshëm ushqimi pikant?

25.08.2020 - 14:28

Për shumë njerëz, ushqimi pikant, erëzat janë çështje “dashurie”! Asnjë, gatim nuk mund të mendohet pa ato. Por, çështjet e stomakut me sa duket vijnë pas kësaj ndjenjë, e ndonjëherë bëhen më serioze nga sa mund ta mendonim! Djegie në stomak, ulçër, probleme me zorrën e trashë, mund të jenë një mori simptomash që jua bëjnë edhe më të vështirë tretjen dhe shijimin deri në fund të një gatimi. Ndaj, ne pyetëm disa nutricionistë dhe këto janë tezat e tyre me bazë profesionale, sigurisht!

Marta Ferraz-Valles është një dietologe e regjistruar në Institutin për Shëndetin e tretjes dhe Sëmundjet e Mëlçisë në Neë York. Ajo ka vite përvojë në këshillimin e të ushqyerit për humbje peshe dhe kushtet gastrointestinale. Konsumimi në mënyrë të vazhdueshme e ushqimit pikant, nuk është domosdoshmërisht i keq për tretjen, por dietologët thonë se kjo mund të shkaktojë simptoma tek njerëzit që refluks, sindromë të zorrës së irritueshme (IBS) dhe sëmundje inflamatore të zorrëve (IBD), etj. Thënë thjesht: ushqimet pikante nuk shkaktojnë zakonisht problem tretës, por ato mund të përkeqësojnë këto probleme.

“Për shkak se shëndeti i zorrëve të çdo personi është unik, ushqimet pikante mund të shkaktojnë probleme tek njerëz të caktuar. Nëse keni refluks ose IBS, atëherë në mënyrë tipike, ushqimet pikante mund t’ju bëjnë të ndiheni disi keq”, thonë dietologët.

Nutricionistët ngrenë një pikë të rëndësishme, duke na thënë se ndonjëherë nuk janë erëzat që shkaktojnë problemet e tretjes, por ushqimet e tjera që keni ngrënë në të njëjtin vakt. “Krahët e pjekur të pulës mund të shkaktojë shqetësime të tretjes për shkak të krahëve të skuqur dhe jo salcës së nxehtë”, thotë Ferraz-Valles. “Nëse hani djathë me patate të skuqura franceze dhe salcë të nxehtë, simptomat e tretjes mund të përkeqësohen për shkak të përmbajtjes së përgjithshme yndyrore të vaktit, jo të pjesës pikante”.

A mund të jetë i shëndetshëm ushqimi pikant?

Shumë ushqime pikante janë të ngarkuara me lëndë ushqyese dhe ofrojnë mjaft përfitime ushqyese. Specat djegës, për shembull janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E, së bashku me vitaminën A, vitaminën B6, vitaminën K, hekurin dhe fibrat. Ndërkohë, erëzat si djegëset, shafrani i Indisë dhe piperi i zi besohet se kanë veti anti-inflamatore.

Nëse shijoni ushqimin pikant dhe nuk ju shqetëson stomaku, nuticionistët thonë se nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga kjo kënaqësi. Shumë speca djegës përmbajnë një përbërës të quajtur capsaicin për të cilin thuhet se zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen, ndër përfitimet e tjera shëndetësore. “Capsaicina gjithashtu është treguar se ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, në rregullimin e presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit tuaj LDL (ose të keq)”, thotë Zeitlin.

Në vend që të përpiqeni të menaxhoni vetë një intolerancë të mundshme ushqimore, është e rëndësishme të shihni një dietolog, një mjek gastroenterolog ose një profesionist tjetër të kujdesit shëndetësor për udhëzime në çështjet e tretjes dhe dietat eliminuese.