“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A janë gazrat simptoma sëmundjesh
Përgjigjet mjeku: Ka shumë faktorë të cilët shkaktojnë gazrat, si: fryrja e barkut, konsumimi i ushqimeve të caktuara etj. Por, pa marrë parasysh gazrakëta faktorë, ju duhet të jeni në gjendje të identifikoni llojet e gazrave që keni, në këtë mënyrë ju të mund të trajtoni simptomat bezdisëse dhe të turpshme.
Gazrat në traktin tretës mund të shkaktohen nga thithja e tepërt e ajrit, bakteret dhe parazitët që gjenden në zorrë etj. Nëse gazrat janë të shpeshta dhe me erë shumë të keqe, atëherë ato mund të jenë simptoma të disa sëmundjeve të mundshme, si:
Ju mund të keni probleme me tretjen: në rastet kur keni probleme me tretjen, ju fryhet barku dhe kështu shkatohen shumë gazra.
Sindroma e zorrës së irrituar: njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje kanë shumë gazra, të cilat vijnë në mënyrë të dhimbshme.
Kanceri i zorrës së trashë: teprica e gazrave është simptomë kryesore për njerëzit që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë.
Çrregullimet gastrointestinale: gazrat e tepërt mund të jenë gjithashtu simptomë e problemeve si ulcera peptike ose të gastroparezës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.