MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka ndonjë kurë për kallot në këmbë?

13.08.2020 - 12:10

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje! Te gazeta juaj jemi sy e veshë se na informon për gjithçka. Jam e interesuar si t’ia bëj me kallot që dalin në mes të gishit të këmbës. A ka ndonjë mënyrë se si t’i shëroj? Faleminderit!

Përgjigjet mjeku: Në sëmundjet e lëkurës dhe në plagët kronike të qelbëzuara që shërohen me vështirësi hudhra aplikohet lokalisht si përgatesë: 20-30 gr thelbinj qull hudhre përzihen me gjalp dhe vaj derisa të bëhet një masë homogjene si krem dhe vendoset mbi plagë 2 herë në ditë dhe mund të fashohet.

Kataplazëm hudhre: grimcohen dhe shtypen e qullosen në havan 8-10 thelpinj të hudhrës, përzihen me ½ filxhan kafeje vaj ulliri të nxehtë dhe me 1-2 lugë gjelle gjalpë të freskët ose sallo derri të shkrirë dhe rrihen deri në homogjenizim të plotë si krem ose pomadë dhe aplikohet lokal mbi kallo, me fashim për gjithë natën.

Procedura aplikohet 1 natë në javë ose në 10 ditë derisa të bjerë kalloja. Rekomandohet që ky krem të aplikohet pas kompresave të ngrohta mbi kallo dhe kremi të aplikohet në formë të ngrohta mbi kallo dhe kremi të aplikohet në formë të ngrohtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.