MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mjekohet epilepsia? 

08.08.2020 - 06:49

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A mjekohet epilepsia?

Përgjigjet mjeku:  Sot ekzistojnë një sërë medikamentesh për trajtimin e epilepsive. Këto mjekime arrijnë të kontrollojnë rreth 80% të epilepsive. Diagnostikimi i sëmundjes në faza të hershme do të bëjë që mjekimi të fillohet në kohë të përshtatshme, si rrjedhojë dhe prognoza e sëmundjes do të jetë më e favorshme. Vonesat në mjekim bëjnë që sëmundja të bëhet rezistente ndaj mjekimeve. Mjekimi jepet në përputhje me llojin e epilepsisë, moshën e pacientit, peshën dhe ndërveprimin me barna që mund të merren për sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Shpesh pacientët e heqin mjekimin me dëshirën e tyre. Kjo është e gabuar, pasi heqja e mjekimit bëhet në mënyrë shumë të ngadalshme sipas skemave të përcaktuara nga mjeku kurues.

Në format rezistente të epilepsive një vëmendje në rritje i kushtohet dhe trajtimit dietetik të epilepsive (Dieta Ketogjenike) e cila ka treguar një përmirësim të krizave që sipas studimeve shkojnë nga 40-100%  reduktim të krizave. Kjo ka pak vështirësi sidomos në moshën fëminore, pasi fëmija duhet të privohet nga shumë ushqime dhe përparësi i jepet yndyrnave. Por sigurisht fëmija duhet të jetë i monitoruar në mënyrë rigoroze përsa i përket parametrave jetësore. Ne kemi aplikuar rastet e para në Shqipëri me shumë sukses. Kemi disa muaj që e aplikojmë këtë terapi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.