“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A shkakton stresi diabet?
Përgjigjet mjeku: Ëmbëlsirat nuk janë të vetmet që shkaktojnë diabetin. Niveli i lartë i stresit mund të shkaktojë diabet të tipit 2, thonë shkencëtarët. stresi Psikologët morën në intervistë më shumë se 1.5 milionë meshkuj në Suedi për të parë se si ata e përballojnë stresin. Këta të fundit i mbajtën nën vëzhgim për 25 vite rresht, që të kontrollojnë zhvillimin e diabietit tek ta.
Meshkujt që e menaxhonin stresin më keq, kishin 1.5 herë gjasa më shumë për t’u sëmurur, në krahasim me ata që janë më elastikë.
Stresi kronik dëmton aftësinë e trupit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak, thotë autori i studimit, Casey Crump. Kjo ndodh sepse niveli i lartë i kortisolit, hormoni që luan rol në përgjigjen ndaj stresit, rrit nivelin e sheqerit në gjak. Prandaj, kur jeni gjatë gjithë kohës në ankth, trupi nuk e ul dot në nivel normal sheqerin në gjak.
Dr. Crump thotë se edhe kequshqyerja luan rol të rëndësishëm. Njerëzit e stresuar kanë më shum gjasa që të konsumojnë ushqime jo të shëndetshme dhe të mos bëjnë aktivitete fizike. Këta ndikojnë në shtimin në peshë, gjë që çon në rezistencën e insulinës.
“Programoni një aktivitet relaksues në një ditë të lodhshme, ndoshta edhe një shëtitje për 15 minuta”, thotë Adelaide Fortmann, drejtoresha e kërkimit ndaj kujdesit të diabetit në Institutin e “Diabetit Scripps Whittier”. Kështu do të ulet niveli i kortisolitk, si dhe niveli i sheqerit në gjak.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.