MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A trashëgohen variçet?

03.08.2020 - 07:05

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Jam një vajzë 26 vjeç. Kam një shqetësim. Mamaja ime ka variçe dhe ka vuajtur gjithmonë nga variçet. Dua të di, a është e thënë që edhe mua do të më bëhen variçet me kalimin e kohës?

Përgjigjet mjeku: Variçet janë një problem edhe gjenetik, kanë të bëjnë edhe me trashëgiminë, pra me historinë familjare dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Por, nuk është e thënë që do të trashëgohet domosdoshmërisht.  Të qenët femër është një risk më vete për të pasur variçe. Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni. Është e rëndësishme që çdo njeri të ketë parasysh disa faktorë risku, si:

Të ruani një peshë normale, pra, të mos shtoni në peshë.

Nëse qëndron shumë gjatë në këmbë  përdor çorapet elastike. Çorapet mund të mos jenë shumë të këndshme, sidomos kur bën nxehtë, por sigurisht se janë më shumë të këndshme se venat varikoze kur komplikohen.

Nga ana tjetër, është e rëndësishme që femrat të mos përdorin këpucë me taka më shumë se tre ose katër centimetër. Faktorët gjenetikë nuk mund t’i ndryshojmë, të përpiqemi të bëjmë kujdes me këta faktorë të tjerë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.