Si sot 93 vite më parë Fan.S.Noli u zgjodh kryeministër i Shqipërisë përballë Sami Bej Vrionit. Janë të shumtë ata që thonë se kjo ndodhi nga një short prej nga ku fati zgjodhi që letra me vrimë t’i qëllonte atij.
Duke qenë se data 16 qershor në kalendarin e politikës dhe kujtesës emocionale të popullit shqiptar mbetet e nënvizuar, një pikëpyetje e madhe orvatet, numri 16.
Si u zgjodh kryeministër Noli?
Mjafton të kërkojmë si e kanë trajtuar gazetarët shqiptarë në media dhe padashur ti e beson atë çka serviret në pjatën klasike që për dreq nuk ngrohet kurrë.
Në studiot televizive ku është trajtuar kjo pikëpyetje, ku kanë qenë të ftuar dhe historianë e publicistë, është shqiptuar pikërisht kjo e dhënë lidhur me zgjedhjen e Fan Nolit, në qershor të 1924-s.
Doemos lind pyetja: Ku janë bazuar? Tek Sejfi Vllamasi ( 1883-1975).
Po kush është Sejfi Vllamasi?
Një veprimtar i hershëm i lëvizjes kombëtare e politike shqiptare, që boton një libër me kujtime “Ballafaqime politike në Shqipëri”, ku krahas shumë çështjeve të tjera, i referohet dhe çështjes së formimit të qeverisë.
Ai shkruan (fq.261)
“Filluan bisedimet për zgjedhjen e kryetarit të qeverisë. U paraqitën si kandidatë : Fan Noli, Sami Vrioni dhe Sulejman Delvina, e me eliminimin e këtij të fundit, mbetën këta dy të parët. Tërë një natë kanë vazhduar bisedimet, por qe e pamundur të mbeteshin dakord mbi personin që do të kryesonte qeverinë. Më në fund vendosën të zgjidhej me llotari Kryeministri. Por në letrat që përmbanin emrat e llotarisë është shkruar 90% emri i Fan NoliT”
Mirëpo, nëse e shohim se si trajtohet kjo çështje në literaturën historike duke iu referuar burimeve relevante shkencore: “Autobiografia”, “Historia e popullit Shqiptar” apo ” Histori e Shqipnis”, diçka çalon në kujtimet e Selfiut.
Në veprën “Autobiografia”, shkruar dhe botuar në Boston më 1960, Noli e kalon drejt e në datën 17 qershor, duke u shprehur:
Ndërsa në “Historinë e popullit shqiptar” (vëll.II nga autorë të shumtë me në krye Aleks Budën), thuhet:
“Më 16 qershor, F.Noli formoi qeverinë e re”.
“Histori e Shqipnis/ 1998 : Imzot Fan Noli u ba kryetar i qeverisë kryengritëse.”
Nuk është bera e parë që për Nolin aludohet lloj e sorrolloj, jo vetëm si politikan pa vizion, por edhe me poezi si “bejte humoristike”.
E megjithatë zgjedhja e Nolit në krye të qeverisë së Shqipërisë, na vlen të themi se është një prej figurave që më shumë se vlerësuar, duhet rivlerësuar, duke mos u kujtuar vetëm këtë 16, sesa 25 qershor.