MENU
klinika

6 vajza në gjendje të rëndë

Aksident në Fushë-Krujë/ Përplasen 3 makina

21.08.2020 - 08:06

Një aksident i masiv i rëndë, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas mesnate në Fushë-Krujë.

3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosura 6 vajza.

6 vajzat mësohet se janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin e Traumës.

Shkak raportohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

2 prej të plagosurave janë Ornela Osmani dhe Alketa Volaj.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detaje të tjera nga ky aksident i rëndë.