Emma Roberts ka konfirmuar më në fund shtatzëninë!
Aktorja 29-vjeçare është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Garrett Hedlund. Lajmi përflitej prej kohësh, ndërsa Emma e konfirmoi në Instagram në mbrëmjen e ditës së djeshme, duke zbuluar se po pret një djalë.
“Unë … dhe dy djemtë e mi të preferuar”, -shkroi aktorja përkrah tri fotografive të saj dhe Hedlund.
E veshur me një fustan të bardhë, barku i Roberts duket qartë, edhe pse nuk dihet në cilin muaj të shtatzënisë është ajo.
Halla e saj, aktorja Julia Roberts, nuk mund t’u rezitonte këtyre fotove pa komentuar.
“Të dua!” –shkroi ajo.
Lidhja e Roberts dhe Hedlund u bë publike në mars të 2019-ës, kur ata u fotografuan të kapur përdore në Silver Lake. Në janar të këtij viti një burim tha për Us Weekly se lidhja mes të dyve nuk ishte diçka serioze, por duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër shumë shpejt.