MENU
klinika

“...bota para dhe pas tij”

Aleksandër Sollzhenicin – ndërgjegjja e një shekulli

03.08.2020 - 13:09

         Shkrimtari i madh rus Aleksandër Sollzhenicin, një nga prozatorët më të mirë të shekullit të 20-të, autori i “Arkipelagu Gulag”, fituesi i çmimit “Nobel” për Letërsinë, i cili minoi themelet e regjimit sovjetik, vdiq më 3 gusht, në moshën 89-vjeçare./Konica.al

Sollzhenicini, figurë e njohur e disidencës nën regjimin sovjetik, ishte i pari që i zbuloi botës realitetin e sistemit të kampeve të përqendrimit sovjetik në veprat: “Një ditë nga Ivan Denisoviç”, “Rrethi i parë” dhe “Arkipelagu Gulag”.

Patriot i veshur nga një forcë profetike dhe një vendosmëri e krahasuar me atë të një Dostojevski, i sigurt se ishte përzgjedhur nga fati, që i kishte mundësuar të mposhte kancerin, shkrimtari, mjekra e gjatë e të cilit e bënte të përngjante me intelektualët e mëdhenj të shekullit XIX, ia kushtoi jetën luftës kundër totalitarizmit komunist.

Russian writer Aleksander Isayevich Solzhenitsyn, stops to sign his autograph and talk to pupils outside Eton College Chapel, the boys all dressed in their traditional black morning coats and waistcoats during his visit to Eton College, in Eton, U.K., in May, 1983. (Photo by Bryn Colton/Getty Images)

Triptiku solzhenician

Të duash Zotin, të duash njeriun, të duash të vërtetën. Ky ishte triptiku solzhenician. Dashuria për Zotin i ishte ngulitur që në fëmijërinë e hershme. Kur lindi, në 11 dhjetor 1918, në Kislovodsk, në Kaukaz, në një familje fshatare, i ati po bënte gjashtë muaj që kishte vdekur. E ëma e shpinte në shërbimet fetare në Kishën e Saint-Pantaleon, ku edhe u pagëzua.

Njeriu, për Solzhenicin, është biri i Zotit, që i nënshtrohet ligjit hyjnor. Mirëpo, njeriu është i etur për drejtësi. Kur ishte fëmijë, Sollzhenici jetonte në Rostov-on-Don dhe nëse, kur kthehej nga shkolla, ai ecte përgjatë murit të ndërtesave Gepeou, ndërtesat e policisë, ku asokohe propaganda vazhdonte të përsëriste që komunizmi ishte drejtësia. Në atë epokë, shprehet ai “Partia u bë babai ynë. Dhe ne fëmijët, i bindeshim”.

Gjatë kohës së universitetit, në 1936, ku studionte matematikë dhe fizikë, ai iu bashkua rinisë komuniste. Një vit më pas, filluan gjyqet e mëdha staliniste. Të duash njeriun, do të thotë të refuzosh ta shohësh atë të shtypur, të poshtëruar, të katandisur në skllavëri. Megjithëkëtë, njëherazi në romanet e tij, ai do t’u japë personazheve një thellësi që i reziston kohës, mbase, si kuintesenca e veprës së tij: drejtësia, thjeshtësia, përulësia dhe forca e brendshme.

Deri në fund të jetës, Solzhenici do të luftonte për vegjëlinë e Rusisë së thellë, ata që, nën hije dhe në heshtje, mbajnë botën mbi supet e tyre. Ata të cilët të pushtetshmit i harrojnë, të pasurit i përçmojnë. Ata që Zoti i zgjedh.

“Në fund të jetës time, mund të shpresoj se materiali historik që kam mbledhur do të hyjë në vetëdijen dhe kujtesën e bashkatdhetarëve të mi”, – u shpreh ai, kur Presidenti Vladimir Putin sapo i kishte dorëzuar çmimin prestigjioz të shteti rus. “Përvoja jonë e hidhur kombëtare do na ndihmojë, nëse do ndodhemi sërish përballë kushteve të paqëndrueshme sociale, të na paralajmërojnë për dështime katastrofike”.

Karriera premtuese e Solzhenicinit si shkrimtar, u ndërpre brutalisht nga arrestimi i tij në shkurtin e vitit 1945, për shkak të veprimtarive antisovjetike, ku u dënua me 8-vjet punë të rënda në Gulag. Krimi i tij? Kishte kritikuar Stalinin dhe ushtrinë sovjetike, në letërkëmbimin që kishte me një shok shkolle, i cili ndodhej në një front tjetër të luftës.

Megjithëse i lavdëruar dhe i shfrytëzuar nga aleatët e tij të diskutueshëm, Sollzhenicini duhet të mbahet mend për rolin e tij si rrëfimtar i të vërtetës. Ai rrezikoi gjithçka, për të goditur në zemër komunizmin sovjetik, madje bëri më shumë se çdo qenie e vetme njerëzore, për t’ia minuar besueshmërinë dhe gjunjëzuar shtetin sovjetik.

I mirënjohur për veprat: “Një ditë e Ivan Denisoviç”, “Shtëpia e Matrionës” ose “Pavijoni i kancerozëve”, Sollzhenici u dëbua nga BRSS në 1974, pas botimit klandestin të “Arkipelagu Gulag”. Ai do të kalonte njëzet vjet në internim. Duke izoluar veten në Vermont, në një shtëpi midis pemëve, ai ia kushtoi gjithë këtë periudhë veprës: “Rrota e kuqe”, një cikël romanesk mbi revolucionin rus, me disa mijëra faqe. Pas kthimit në Rusi në 1994, shkrimtari mori pjesë në debatin publik. Ai që dikur ishte përshëndetur si profet, tashmë filloi të akuzohej si dogmatik, antisemitik dhe reaksionar. Krijimtaria e tij e jashtëzakonshme është një marrje në pyetje dhe një meditim për fatin e Rusisë./Konica.al

Historian dhe shkrimtar i madh politik, talenti i tij letrar ka qenë subjekt i gjykimeve të ndryshme, disa kritikë besojnë se ai është eminent, në po të njëjtin nivel, të tjerë, siç është shkrimtari Vladimir Voïnovich, i cili pohon se gjenia e tij është një “mit”.

Doris Lesing, romancierja dhe dramaturgia britanike, fituesja e çmimit “Nobel” në Letërsi në vitin 2007, për kryeveprën e Aleksandër Solzhenicinit “Arkipelagu Gulag” shprehet: “…ajo ndihmoi për të rrëzuar një perandori. Rëndësia e saj vështirë se mund të ekzagjerohet”.

Prime Minister Margaret Thatcher receives Soviet writer Aleksander Solzhenitsyn at No 10 Downing Street, London. He attended a public ceremony at the Guildhall in connection with the presentation of the 1983 Award of the Templeton Prize for Progress in Religion. (Photo by PA Images via Getty Images)

Solzhenicini nuk ishte vetëm një shkrimtar i shkëlqyer, një dëshmitar i guximshëm, një akuzues i paepur i së keqes absolute, por në vizionin largpamës për të ardhmen, ai dinte të shihte se çfarë do të ndodhte në mënyrë të pashmangshme. Parashikimi i tij i para para njëzet e ca viteve përmbledh konceptimin që ai kishte për botën dhe është një tjetër thirrje alarmi, se kjo është përtej kohës së tij. Pas vdekjes, Sollzhenicini u përcoll në banesën e fundit në një funeral të kushtueshëm. Në vitin 2010 “Arkipelagu Gulag”, u bë i libër i detyrueshëm në shkollat ​​e mesme në Rusi, kurse rruga e Madhe Komuniste e Moskës, u riemërua rruga “Aleksandër Sollzhenicin”./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mediokriteti shpirtëror”

Fjalimi i madh i Solzhenicinit


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale