MENU
klinika

Këngëtarja sjell në jetë një vajzë

Katy Perry dhe Orlando Bloom bëhen prindër për herë të parë

27.08.2020 - 09:26

Katy Perry dhe Orlando Bloom bëhet prindër për herë të parë. Pritja mori fund dhe vogëlushja të cilën e kanë quajtur Daisy Dove ka lindur ditën e sotme.

Lajmin e ardhjes në jetë të saj nuk e dha as këngëtarja as aktori i njohur por UNICEF, pjesë e së cilës janë të dy.

UNICEF ka postuar një foto të dorës së vajzës së porsalindur së bashku me atë të Katy Perry dhe Orlando Bloom.

‘Ne jemi duke lundruar në dashuri dhe befasi, që na solli ardhja e shëndetshme e vajzës sonë!– ka thënë Katy dhe Orlando për UNICEF.

Fotoja e UNICEF është shpërndarë dhe nga Katy Perry dhe Orlando Bloom në rrjetet e tyre sociale.