Pas shkarkimit të trajnerit Setien një natë më parë, presidenti Joseph Maria Bartomeu po vijon me revolucionin pas degradimit ndaj Bayern Munchen në Champions League. Radha duket se do të jetë e gjatë.
Eric Abidal u shkarkua nga roli i drejtorit sportiv. Një rol shumë i diskutuar, pasi eksperienca e tij nuk ishte aspak pozitive. Ai pati probleme me lojtarët kryesorë sepse u përplas dhe hapur me Messin, në media dhe merkatoja ishte skandaloze.
Katalanasit zyrtarizuan prishjen e marrëveshjes me francezin. “Barcelona dhe Eric Abidal kanë vendosur që të prishin kontratën që mbante lidhur të dy klubet mes tyre”, – shkruhet në njoftimin e klubit.
❗ [LATEST NEWS]
Agreement for the ending of Éric Abidal’s contract— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 18, 2020
Me këtë shkarkim Bartmoeu “vret dy zogj”, pasi tashmë i lë në dorë Messit të zgjedhë për të qëndruar apo jo, pasi njeriu që pati përplasje nuk është më, as trajneri që nuk bëri asnjë gjë.