MENU
klinika

Priten zhvillime

Barcelona e dinte që në korrik se Messi do të largohej

29.08.2020 - 15:55

Kërkesa të martën për t’u larguar nga ekipi i Leonel Messi i befasoi tifozët e Barcelonës, por jo klubin. Kjo për shkak se drejtuesit Blaugrana tashmë e dinin që nga korriku se kapiteni do të largohej nga “Camp Nou”.

Ky është skenari i hipotezuar nga e përditshmja “Marca”. Lojtarët, agjentët dhe drejtuesit e klubit, të gjithë ishin të vetëdijshëm për sezonin e kaluar të yllit argjentinasit në Katalonjë. Gjatë muajve kishte pasur bisedime joformale mbi këtë çështje dhe lajmet nuk kishin dalë, sepse nuk kishte dokumente zyrtare.

Kërkesa zyrtare mbërriti në fillim të javës dhe çoi në një konflikt të nxehtë midis dy palëve. Përfaqësuesit e 33-vjeçarit dëshirojnë të zbatohet klauzola, që do të lejonte “Pleshtin” të lirohej tani dhe falas, ndërsa Barça, në vend të kësaj, vazhdon të kujtojë e patundur se kontrata e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” është e vlefshme deri më 30 qershor 2021 dhe duhet respektuar.

Në të kundërt, të paguhet klauzola 700 milionë euro. Avokatët e Messit kanë kërkuar të negociojnë, të takohen me përfaqësuesit e klubit, por nuk kanë marrë përgjigje. Situata duket gjithnjë e më delikate, me palët në llogoret e tyre.

Messi nuk dëshiron luftë, pas 20 vitesh karrierë me katalanasit, nuk do të largohet nga dera e pasme, por Bartomeu nuk lëshon pe, kërkon zbatimin pikë për pikë të kontratës.

Ndërkohë, Messi nesër do të paraqitet për të kryer testin PCR, ndërsa të hënën në stërvitje. Nga kjo histori, në rast moslargimi me mirëkuptim, klubi do të ishte humbësi, pasi vitin që vjen Messi do të largohej me parametra zero.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin