Bashkimi Evropian ka mirëpritur njoftimin për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke vlerësuar lartë rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces.
BE-ja thotë se angazhimi i Izraelit për të pezulluar planet për aneksimin e njëanshëm të zonave të territorit të okupuar palestinez është një hap pozitiv.
Si reagoi bota pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe? Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje që synon të normalizojë marrëdhëniet në mes të këtyre vendeve.
Izraeli dhe fqinjët arabë kanë zhvilluar tetë luftëra dhe kanë nënshkruar pak marrëveshje për paqe. Kjo është vetëm marrëveshja e tretë në mes të një vendi të Gjirit Arab dhe Izraelit për krijim të lidhjeve diplomatike.
Në javët në vijim delegacionet nga të dyja shtetet do të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale sa u përket investimeve, turizmit, fluturimeve direke, sigurisë, telekomunikimeve, energjisë, kulturës, kujdesit shëndetësor, zhvillimit të ambasadave reciproke dhe fushave tjera me interes të përbashkët.