MENU
klinika

"Paris-presse", 1968

Bekim Fehmiu në rolin e diplomatit playboy, Rubirosa!

20.08.2020 - 11:43

       Nga Aurenc Bebja

“Paris-presse” ka botuar, të dielën e 3 marsit 1968, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me rolin e ri që do të luante asokohe Bekim Fehmiu në kinema, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Jeta e Rubirosa-s bëhet film me Bekim Fehmiun, yllin e “Ciganëve të lumtur”

Jeta e diplomatit të njohur playboy Porfirio Rubirosa, i cili u vra në një aksident automobilistik në korrik të 1965, do të bëhet film i realizuar nga Lewis Gilbert (regjisori i “Jetojmë vetëm dy herë”, i fundit i James Bond-it).

Bekim Fehmiu, ylli i “Madje, kam takuar ciganë të lumtur” dhe i krahasuar si “Belmondo jugosllav”, do të luajë rolin e Rubirosa-s.

Skenari është i Jean Anouilh, bazuar në një roman të Harold Robbins me titull “The aventurers – Aventurierët”.

Charles Aznavour, Jean Sorel, Mireille Darc, Marie Dubois, Olga Georges – Picot do të jenë miqtë e Rubirosa-s.

Xhirimet do të fillojnë në shtator në Paris, Santo-Domingo, New York dhe Spanjë.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse