MENU
klinika

Provokon presidenti i Barcelonës

“Benzinë, zjarrit”, Bartomeu: Messi ta thotë që do të ikë…

18.08.2020 - 11:42

Mosdorëheqja e presidentit Bartomeu dhe rikonfirmimi i Eric Abidal si drejtues i merkatos Blaugrana e kanë bërë edhe më të paparashikueshme të ardhmen e Messit, i cili nuk e honeps dot francezin. Ndërsa trajneri tashmë është shkarkuar zyrtarisht…

Messi hesht, reflekton, teston. Bartomeu pret. Një lojtar i Barcelonës i tha gazetarit brazilian, Marcelo Bechler (i njëjti që parashikoi largimin e Neymar nga Barça) se Leo tashmë e ka paralajmëruar presidentin, duke i bërë me dije dëshirën për t’u larguar.

Barcelona ka aktivizuar shtypin miqësor për ta mohuar këtë. Realiteti është që Bartomeu nuk e sheh më lamtumirën e Leos si një gjë të paimagjinueshme. Ai e di që ekonomikisht do të ishte e dobishme për një klub në krizë të thellë, por vendos një kusht: Messi ta thotë publikisht se dëshiron të largohet.

Ai nuk dëshiron të bëhet, të paktën zyrtarisht, presidenti që largoi Messin. Nëse argjentinasi pranon se do të largohet nga “Camp Nou”, klubi duket gati të negociojë.

Bartomeu e di se është me shpatulla pas murit. Për të ka dy zgjidhje: të bindë Messin se do të krijojnë një skuadër të fuqishme, mbase duke marrë Neymar, gjë që për momentin duket e pamundur nanciarisht, ose duke pranuar sakricën e madhe, të vazhdojnë pa të.

Midis dy pozicioneve është zgjatja e agonisë europiane, të përsëritur vitet e fundit, me Barcelonën e keqtrajtuar në Paris, Torino, Romë, Liverpool dhe Lisbonë (nga Bayerni). Në moshën 33-vjeçare, Leo duhet të marrë një vendim përfundimtar. Manchester City, PSG dhe Inter janë duke pritur si palë të interesuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kandidati për stolin blaugrana

Zyrtare, Barcelona shkarkon trajnerin Setien

Gjermanët, 28 ndeshje radhazi pa humbje

Turpërim dhe rekorde, shifrat e Barça-Bayern