MENU
klinika

Surpriza e këngëtares

Besa Kokëdhim, bashkëpunim me artistin ndërkombëtar!

02.08.2020 - 14:28

Kemi arritur në gjysmën e verës dhe e kemi humbur numërimin e hiteve verore, që s’i duket  nuk kanë të sosur këtë stinë.

Deri tani jemi njohur me disa prej tyre, teksa shumë të tjerë po gatuhen. Padyshim nëse do mbahet mend për diçka vera 2020, përveç pandemisë, është edhe fakti se këngëtarët tanë kanë bashkuar forcat e kanë ardhur në bashkëpunime.

E nuk mund të rrinte pa publikuar një këngë as Besa Kokëdhima, e cila ka përgatitur një bashkëpunim ndërkombëtar.

Për këtë projekt ajo po bashkëpunon me artistin grek Illeoo dhe këtë na e ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka shkruar: “Coming soon”.

Nuk ka ende detaje se kur do publikohet dueti, por me siguri do na shoqërojë gjatë gjithë verës. Illeoo numëron hite të shumta në karrierën e tij përfshirë, “Block”, “So fresh”, “Tana”, “Keef” etj.

Besa nuk ka treguar nëse do të jetë një këngë plot ritme për verë apo diçka tjetër, por këtë pritet ta zbulojë vetë ajo në javët në vazhdim.

Kënga e saj e fundit u publikua 4 muaj më parë, ‘C’est la vie’, u cili u prit mjaft mirë dhe numëron mijra klikime në ‘Youtube’.