MENU
klinika

Ja kush e veshi divën këtë herë

Beyoncé zgjedh sërish dizajnerët shqiptarë!

02.08.2020 - 14:31

Në video-albumin “Black is King”, i konceptuar si një film, Beyoncé zgjodhi për të dytën herë çiftin Kujta dhe Meri.Në albumin e ri, Beyoncé zgjedh sërish dizajnerët

“Beyoncé me Kujta&Meri. Faleminderit Zerina Akers. Jo i lehtë, por shumë motivues ka qenë rrugëtimi për krijimin e veshjes së Beyoncé-s në ‘Black is King’. Pamja e divës me Kujta&Meri ka qenë deri tani, perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar nga duart tona të palodhshme. Beyoncé, do të jesh gjithnjë motivimi ynë për të krijuar art dhe për të avancuar përtej oqeanit. Krijimtaria jonë te ti është dëshmia jonë më e madhe. I adhurojmë njerëzit si ty.” – shkruhet në Instagramin e Kujta&Meri, në mbishkrimin e videos ku shfaqet Beyoncé me fustanin madhështor.

Beyoncé veshi gjithashtu një fustan nga çifti i bashkëshortëve në dhjetor të 2019-s, në festën glamoroze të ditëlindjes së Diddy-t. Diva zgjodhi një fustan velvet pa mëngë, i çarë deri në ije dhe i dekoruar me kristale në pjesën e bustit dhe belit. Një muaj më vonë, në janar të këtij viti, Beyoncé shkëlqeu në pre-Grammy Gala me një fustan të Valdrin Sahitit, i çarë në njërën anë dhe i shoqëruar me një bisht të gjatë, të pozicionuar në pjesën anësore.

Për të gjitha daljet publike dhe klipet e Beyoncé-s kujdeset kostumografja Zerina Akers, e cila gjithashtu merret edhe me paraqitjen e motrave Chloe dhe Halle, që menaxhohen nga kompania muzikore e Beyoncé-s. Chloe dhe Halle performuan në edicionin e 62 të çmimeve Grammy të veshura nga Valdrin Sahiti. Akers, si shumë ekipe stilistësh të personazheve të famshëm, kërkojnë nëpër botë për punë origjinale dhe shpeshherë kanë rënë në kontakt me krijues shqiptarë, që si shumë të tjerë, nuk njihen fort në perëndim dhe realizojnë fustane fantastike për evente madhështore.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure