MENU
klinika

“Në këtë moment shenjat s’janë të mira”

Bjellorusi/ Rama: Duhet zgjidhur shpejt, ne mund të ndihmojmë, por…

28.08.2020 - 09:35

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, e ka bërë të qartë mesazhin për ofrimin e ndihmës për zbutjen e tensioneve në Bjellorusi, teksa foli në mbledhjen e posaçme Këshillit të Përhershëm të OSBE- së për situatën në këtë shtet.

Sipas Ramës, oferta është për të krijuar një mekanizëm ndihme gjithëpërfshirës, sepse për fat të keq tha kreu i OSBE, Bjellorusia nuk do të jetë e vetmja që gjendet në këtë situatë të cilën e quan të rrezikshme.
Teksa tha se cdo kohë që kalon është vonë, Rama nënvizoi se “duhet të ketë dialog, sa më shpejt të nisë aq më mirë do jetë për të gjithë dhe në Bjellorusi, për të parandaluar përshkallëzimin, dhunën e mëtejshme e se e dimë që sado keq të jenë gjerat duhet të ketë pajtim”.

“Ne mund të ndihmojmë por nuk mund ta zgjidhim, situata duhet zgjidhur në Minsk”, tha Rama.

Sipas kreut të OSBE-së, “në këtë moment shenjat s’janë të mira”.

“S’ka dëgjesë, shkëmbim, aspak dialog, mirëkuptim si të ndihmohet vendi të tejkalojë këtë udhëkryq të rrezikshëm.

Në cilësinë time si kryetare e OSBE dhe me ministren e jashtme suedeze mbetem i gatshëm ta krijojë këtë mundësi.

Ta bëj shpejt se koha vrapon më shpejt kur ngjarjet duket se janë jashtë kontrollit, për të shkrirë akullin që po shtohet mes palëve dita ditës”.

“Të gjithë ne kemi një interes legjitim këtu, ne s’mundemi e s’duhet të rrimë mënjanë, Bjellorusia është këtu si një mike, por miqtë duhet ti kujtojnë njëri tjetrit të vërtetat e rëndësishme.

OSBE është themeluar mbi parimet e demokracisë që respektojnë të drejtat e njeriut, si organizatë e të gjitha shteteve të mbështetura në respektimin e këtyre parimeve, duhet të jemi të angazhuar ndaj tyre e s’mund të ketë tërheqje, s’mund të ketë as nëqoftëse apo por…
Bjellorusia s’është vendi i parë që arrin në këtë lloj momenti, për fat të keq ska të ngjarë të jetë i fundit, oferta që OSBE të bëhet lehtësuese e dialogut të nevojshëm për të ndihmuar Bjellorusine të dalë nga ky mankth shkon përtej Bjellorusisë sot.

Të organizojmë një lloj mjeti për funksionin e lehtësimit më përgjithësiisht.

OSBE është e mirëpozicionuar për të mbështetur dialogun, uljen e tensioneve, proces për këshillim pa tensione, kemi mes nesh kaq shumë përvojë e ekspertizë të shteteve tona anëtare e le ta përdorim këtë për të mirë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Falenderon Kryeministrin për iniciativën

Ambasadorja Kim: Lukashenko të pranojë propozimin e Ramës