MENU
klinika

Situata e rënduar në shërbimet konsullore në Greqi

Cakaj: Kemi shtuar kapacitetin, ja sa aplikime janë bërë në 7 muaj

28.08.2020 - 18:59

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar mbi situatën e rënduar me shërbimet konsullore në Athinë dhe Selanik, si një cështje mjaft e ndjeshme për emigrantët tanë në Greqi.

Cakaj theksoi në postimin e tij në Facebook, se numri i lartë i kërkesave, së bashku me kufizimet e imponuara nga pandemia kanë shkaktuar një ngarkesë të jashtëzakonshme për trupën konsullore.

“Me ndryshimin rrënjësor të të gjithë stafit në Athinë dhe riorganizimit të thellë të punës në Selanik, po vërejmë rezultatet e para pozitive. Ka ende shumë punë, e di: megjithatë, tani duket qartë se puna është në një drejtim të mbarë” – u shkruan Cakaj.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj shtoi se pas shumëfishimit të numrit të punonjësve që merren enkas me ofrimin e shërbimeve konsullore, rritjes së masave të sigurisë e zgjatjes së orareve të punës janë shënuar rezultate të pashembullta.

Nga data 1 janar deri më 26 korrik 2020 janë bërë 13.178 aplikime për pasaporta nga Ambasada në Athinë. Pra, duke llogaritur vetëm numrin e ditëve të punës që kanë qenë të mundura për shkak të pandemisë, janë bërë mesatarisht 126 aplikime për pasaporta për çdo ditë.