MENU
klinika

Shorti i Europa League

Çfarë fati! Tirana në play-off pa luajtur fare

31.08.2020 - 13:26

Ndoshta ai fat i keq ndaj Crvena Zvezdës është kompensuar sot për Tiranën. Bardheblutë ishin me shumë fat në shortin e sotëm të Europa League. Ishte parashikuar që nga 10 skuadra, dy prej tyre të përfitonin kalimin direkt në raundin e play-off.

Kështu, goglat përzgjodhën bardheblutë, së bashku me Ludogorets, si dy ekipet që nuk do të kenë nevojë të zbresin në fushë për turin e tretë eliminator të Europa League.

Objektivi i Tiranës për të qenë pjesëmarrës në fazën e grupeve afrohet gjithnjë e më shumë dhe tashmë është larg vetëm 90 minuta ose më shumë. Ndërkohë, Tirana do të përfitojë edhe shumën e parashikuar për turin e tretë që është 280.000 euro.

Sakaq, nga ana tjetër, kryeqytetasit do të kenë edhe kohën e nevojshme për të arritur formën optimale, si dhe për t’u përforcuar edhe më shumë në merkato, duke qenë se do luajnë një takim shumë vendimtar. Pasi të përfundojë turi i tretë eliminator, do të mësojë edhe rivalin, ku me siguri janë emra të fortë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lajm i keq për Barcelonën dhe Spanjën

Dëmtohet ylli i sulmit Lamin Jamal

Realizoi dygolësh në ndeshjen e 100-të me Granadën

Uzuni: Jam lider në fushë, punoj për të gëzuar tifozët

Dy ndeshje miqësore me Moldavinë

Trajneri Bushi publikon listën e Kombëtares U-21

“Nuk jam bërë pishman për Brazilin”

Ançeloti më serioz se kurrë: Dua reagim në fushë