MENU
klinika

'Një Histori e Racës dhe Trashëgimisë'

Çfarë i mësoi e ëma mbi dashurinë vogëlushit Barak Obama

15.08.2020 - 15:20

Në vitin 1990, një student i zellshëm i drejtësisë dhe një shkrimtar që nuk i kishte mbushur të tridhjetat, u zgjodh si presidenti i parë Afrikan-Amerikan i “Harvard Law Review” . Puna e tij si redaktor për të përditshmen i tërhoqi vëmendjen botuesve të “The New York Times” duke bërë që t’i ofrojnë një kontratë mbi librat dhe kështu filloi kërkimet për të trajtuar “përçarjet e rracës … po ashtu edhe gjendjen fluide të identitetit- ndryshimet me kohën, përplasjet e kulturave- që shënojnë jetën moderne.”

Ky i ri ishte Barak Obama (l. 4 gusht 1961) dhe ai dorëshkrim u bë jëtëshkrimi i tij lirik Ëndrra nga Babai Im: Një Histori e Racës dhe Trashëgimisë.

Një shkrimtar i bukur më një zë të pagabueshëm, Obama reflekton mbi ekstremet e ambicies dhe vetë-dyshimit të njohura për shkrimtarët, më së shumti të përforcuar nga rinia:

Si të gjithë autorët që janë në fillime, isha i mbushur me shpresë dhe dëshpërim mbi publikimin e librit- me shpresën se libri im do të shkojë përtej ënërrave të mija prej një të riu, dhe dëshpërimin që nuk ja kisha dalë të thoja diçka që ja vlente të thuhej. Realiteti ishte diku midis tyre.

Vetëm kur Obama ngjiti shkallët e politikës, më shumë se një dekadë më vonë, shkrimet e tij potenciale dhe poetike morën vëmendjen që meritonin. (Më vjen në mendje këtu parashikimi i Herman Hese mbi publikimin:“Ajo shtresë e shkrimtarëve dhe intelektualëve që nga momenti në moment duket sikur është drejtuese sepse i jep formë mendimit publik ose së paku zhdërvjell sloganët e ditës- ajo shtresë nuk është e njejtë me shtresën krijuese.”) Por nëna e tij, Stanli An- një nga pjesëmarrëset më magjepsëse në libër- nuk jetoi aq gjatë sa të shijonte suksesin e djalit të saj. Ajo vdiq nga kanceri, “shumë shpejt, disa muaj pas publikimit të librit.

Dhe prapë ishte ajo e cila i mësoi Obamës atë çfarë do të bëhej forca më e madhe drejtuese në jetën e tij- forcën e dashurisë, jo vetëm ne sensin politik të ndërtimit të eksperimentit mbi dashurinë të Martin Luter King, por në manifestimin më personal ndërmjet dy qenieve njerëzore që kanë zgjedhur njëri tjetrin si partner në çdo dimension të jetës, përpjekjet dhe ngadhënjimet, vazhdimësinë për të zgjedhur njëri tjetrin në çdo ditë të jetës së tyre.

Në një pjesë të librit, Obama tregon historinë e njohjes së prindërve- një anektodë të cilën një herë e tregoi mamaja e tij, që ilustron natyrën joperfekte dhe të pakushtëzuar të dashurisë së vërtetë. Ai shkruan:

Ajo psherëtiu, duke lëvizur flokët me duar. “E di, ishim aq të rinj. Isha më e re nga sa je ti tani. Ai ishte vetëm disa vite më i madh sesa unë…”

Ajo ndaloi dhe qeshi me veten. “A të kam thënë ndonjëherë që ai erdhi vonë në takimin e parë? Më kërkoi që të takoheshim përballë librarisë së universitetit në orën një. Kur arrita aty ai nuk kishte mbërritur, por mendova që duhej t’i jepja disa minuta. Ishte një ditë e bukur, kështu që u ula  në një stol, dhe më kishte zënë gjumi. Epo, një orë me vonesë- një orë!- ai shfaqet me disa miq të tij. U zgjova dhe tre prej tyre po qëndronin rreth meje, dhe dëgjova babanë tënd që thoshte, me seriozitet, “e shikoni, zotërinj. Ju thashë që ishte një vajzë e mirë, dhe që do të më priste.”

Pjesë e historisë është një meditim më i gjërë mbi kohën, universaliteti i eksperiencës njerëzore, dhe ajo për çfarë të gjithë jetojmë dhe i jepemi, shpesh me një rezistencë të pamatë dhe të kushtueshme, të duash:

Mamaja ime qeshi edhe një herë, dhe sërish unë e pashë si fëmijën që kishte qënë. Vetëm se ketë herë pashë diçka tjetër në buzëqeshjen e saj, të vizatuar në fytyrë, pashë atë çfarë të gjithë fëmijët mund të shohin në një moment kur rriten- jetët e prindërve të tyre ju shfaqen larg si të ndara, që arrijnë përtej takimit të tyre dhe lindjes së një fëmije, jetët shpalosin të kaluarën stërgjyshërit, stër-stërgjyshërit, një numër  të pafundëm takimesh rastësore, këqkuptimesh, shpresash të projektuara, rrethanash të limituara. Mamaja ime ishte ajo vajza me mendjen në  filmin e njerëzve të bukur të zinj, e kënaqur nga qëllimet e babait tim, konfuze dhe e vetme, duke u përpjekur të larghohet nga  strukja në jetët e prindërve të saj.

Pafajësia që shfaqte atë ditë, duke pritur për babain tim, ishte ngjyrosur me keqkuptime, mendimet e saj. Por ishte një mendim i çiltër, një i pavetëdishëm, dhe mbase kështu fillojnë të gjitha dashuritë, impulset dhe imazhet e mjegullta që na lejojnë të përçajmë në vetminë tonë, dhe më pas, nëse jemi me fat, ato transformohen në diçka të fuqishme… ajo çfarë dëgjova nga mamaja ime atë ditë, duke folur për babain tim, ishte… dashuria e dikujt që e njeh jetën tënde në thellësi, një dashuri që do t’i mbijetojë zhgënjimit.

Ajo e pa babain tim ashtu siç shpresojnë të gjithë ose së paku siç do të mund ta shikonte dikush; ajo u mundua të ndihmonte fëmijën që kurrë nuk e njohu dhe nuk e pa në të njejtën mënyrë. Dhe ishte pamja e fytyrës së saj atë ditë ajo çfarë do të kujtoja kur disa muaj më vonë e telefonova për t’i treguar që babai kishte vdekur dhe dëgjova të qarën e saj nga larg.

Obama filloi të shkruante këto kujtime atë verë kur takoi dashurinë e jetës së tij, 25 vjeçaren Mishel Robinson. Ata u martuan tre vite më vonë dhe shpejt ai filloi të kuptonte atë çfarë historia e mamasë së tij i kishte mësuar mbi dashurinë duke artikuluar vetë eksperiencën e tij mbi këtë dhuratë supreme njerëzore, në vitin 1996, kur Obama akoma nuk ishte i sigurt nëse do të ndiqte karrierën politike apo do të bëhej shkrimtar, fotografja Mariana Kuk- që më vonë do të fotografonte disa nga liderët  e të drejtave njerëzore- vizitoi Barak dhe Mishel Obamën në shtëpinë e tyre në çikago si pjesë e një projekti eksplorues në Amerikë.

Barack and Michelle Obama, 1996 (Photograph: Mariana Cook)Kuk përmblodhi një intervistë të shkurtër me Presidentin e ardhshëm dhe Zonjën e Parë, në të cilën 35 vjeçari Obama reflekton mbi misterin dhe magnetizmin e dashurisë së tij për të shoqen:

Mishel është një person tejet i fortë, ka besim të madh në veten e saj, e në kush është dhe nga vjen. Por mendoj gjithashtu se në sytë e saj mund të shohësh disa shenja dobësie që të tjerët nuk i dinë, sepse kur ajo ecën nëpër botë është e gjatë, e bukur, një grua me vetëbesim. Ka një pjesë të saj që është e dobët dhe e re dhe disa herë e frikshme, dhe mendoj se fakti që unë i shikoj këto dy anë ashtë ajo çfarë më tërhoqi drejt saj.

Duke treguar mbi urtësinë e Virginia Uolf “moment vizioni” që i bëjnë marrëdhëniet të zgjasin, ai shton:

Ajo çfarë e forcon marrëdhënien tonë është se un jam shumë i lumtur me të, dhe një pjesë e saj ka të bëjë me faktin që ajo është njëherësh e njohur për mua, kështu që unë mund të jem vetvetja me të dhe ajo më njeh aq mirë dhe mund t’i besoj verbërisht, por në të njejten kohë ajo është gjithashtu një mister për mua në një farë mënyre. Dha ka raste kur po qëndrojmë në shtrat që unë mendoj  dhe sikur filloj nga fillimi. Sepse kujto që këtu është personi tjetër që është ndryshe dhe ka kujtime, prejardhje, mendime dhe ndjenja të ndryshme. Është tensioni ndërmjet familiaritetit dhe misterit që i forcon gjërat, sepse, edhe ndërsa ndërton një jetë mirëbesimi dhe komforti dhe mbështetjeje të përbashkët, të mbetet një lloj ndjenje suprize apo mendimi mbi personi tjetër.