MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë të bëj që të ndaloj rënien e flokëve?

12.08.2020 - 11:30

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë të bëj që të ndaloj rënien e flokëve?

Përgjigjet mjeku: Rënia e flokut është fenomen i përhapur në të gjithë botën dhe shkaku kryesor nuk dihet, por shumë sëmundje ndikojnë në renja e flokeverënien e flokëve, siç është: stresi, mungesa e një grupi vitaminash që nuk gjenden në ushqimet e përditshme, dhimbja e vazhdueshme e kokës dhe shkaqe të tjera ende të panjohura, infeksionet e brendshme ende të pazbuluara, mungesa e zinkut në organizëm, kur nuk bëhet mirë thithja e zorrëve, etj.

Për rënien e flokëve një metodë shumë e mirë për forcimin e rrënjëve të tyre është përdorimi i selvisë. Merrni 5-6 kokrra të selvisë, copëtojini dhe ziejini në 500 ml ujë për 25-30 minuta. Pasi kullohet, lyhet koka me këtë çdo darkë, duke bërë masazh dhe fërkim për 1-2 muaj rresht.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.