MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë efektet anësore të Ibuprofenit?

04.08.2020 - 06:58

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Ibuprofeni, cilat janë efektet anësore të qetësuesit?

Përgjigjet mjeku:

Ibuprofeni zakonisht gjendet me emrat Advil, Montrin, Eudorlin

Efektet anësore

Ibuprofeni, ashtu si dhe të gjithë antiflamatorët e tjerë, shkakton një sërë efektesh anësore nga më të lehtat e deri të më të ndërlikuarat.

Gratë në fazat e avancuara të shtatzënisë nuk duhet të marrin ibuprofen. Disa njerëz mund të shfaqin reaksione alergjike që manifestohen më të kruara, urtikarie, skuqje të lëkurës, enjtje të fytyrës ose duarve, ndjesinë e shpimit gjilpërave, probleme frymëmarrjeje.

Nëse keni pasur një reagim të tillë, nuk duhet ta rimerrni ibuprofenin përsëri. Ibuprofeni, ashtu si dhe antiflamatorët e tjerë mund të shkaktojnë shqetësime serioze në stomak nga ulcerat, gastritet, gjakderdhjet e deri te përforacionet (shpimi  i stomakut).

Rreziku më i lartë qëndron te pacientët të cilët e marrin për një kohë të gjatë ibuprofenin dhe në rastin e të moshuarve me shëndet të dobët që pinë duhan, që kanë pasur histori vetjake ose familjare me ulcera në stomak. Ibuprofeni mund të shkaktojë probleme dhe në zemër e sidomos te pacientët kardiakë mund të shkaktojë rritje tensioni, duke mbajtur ujin në organizëm.

Ibuprofeni mund të shkaktojë insuficiencë renale akute të prapësueshme sidomos në të sëmurët me dëmtim të mëparshëm të funksionit të veshkave. Në rast të rrallë nekroze papilare ose fibroze intesticiale,e shkaktuar nga ibuprofeni mund të çojë deri në insufiçencë renale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.