MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë ushqimet që përmbajnë sasi të lartë kolesteroli?

06.08.2020 - 07:10

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Cilat janë ushqimet që përmbajnë sasi të lartë kolesteroli?

Përgjigjet mjeku: Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë kolesteroli janë prodhimet e mishit (qingjit, viçit, gjeli i detit, derrit, mishi i gjuetisë) dhe nënproduktet e tij (sallameri, proshutat, meseritë e konservat), bulmeti dhe nënproduktet e tij (gjalpi, djathi kaçkavalla, margarina, majonezat), ëmbëlsirat dhe produktet e përpunuara me yndyrë, vaji i lulediellit.

Rekomandohen peshku, filetot e pulës, viçit, deri në 2 vezë në javë, si dhe të gjitha llojet e zarzavateve frutat dhe perimet e freskëta. Nga frutat e thata rekomandohen: arrat, bajame, lajthi, kumbulla, kikirikët. Vaji i ullirit është i vetmi i rekomanduar.

Me përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe Omega-3 rekomandohet frutat e freskëta dhe me ngjyrë (shega, mani, rrushi, qershia, kumbullat, boronica, manaferra), si dhe frutat e thata dhe disa lloje çajrash.

Shpërndaje

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.