Po shfaqet suksesshëm në kinematë gjermane. Kritika, sakaq, ka dalluar “kompleksin” e të qenit emigrant. Në jetën e përditshme, të dy personazhet kryesore: një çift i ardhur nga Kosova, së bashku dhe veç e veç, ndeshen përditë me “shikimet e çuditshme” të vendasve… /Konica.al
Regjisori Visar Morina, me filmin “Exil”, është fituesi i çmimit të magazinës “Cineuropa” në kuadër të Festivalit të Sarajevës.
Cineuropa është magazinë e profesionistëve të kinemasë dhe filmit evropian dhe ky çmim, i jepet një filmi, që, përveç cilësive të padiskutueshme artistike, promovon edhe idenë e dialogut dhe integrimit evropian.
Ndarja e çmimeve të partnerëve të festivalit të Sarajevës, i paraprin atyre kryesore që do të transmetohen direkt mbrëmjen e sotme, duke filluar në orën 20:10.
Filmi kishte premierën botërore në festivalin e madh “Sundance”, SHBA dhe atë evropiane në Berlinale, në shkurt të këtij viti, ndërsa shfaqja në Sarajevë ishte premiera rajonale e filmit të regjisorit kosovar, Visar Morina.
Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier kimist me origjinë nga Kosova, i cili ndihet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhyt atë në krizën e identitetit.
Linku zyrtar i festivalit: https://www.sff.ba/en/news/11420/26th-sarajevo-film-festival-partners-awards?fbclid=IwAR3pZurXab-jO_z1922T_QnWMSpD89tNRSmlxZlWZu537eX-Agx28TTxd6M