Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.
Bajo prej ditësh ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.
53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve. Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.
Më herët u dha dritë shprese për artistin pasi edhe u gjendën donatorët e gjakut të cilët mund të ndihmonin në shërimin e tij.
Përmes rrjeteve sociale, miqtë e artisitit bënë me dije se donatorët për gjakun që duhej për Bajon, ishin gjetur.
“Të dashur miq, u informuam që donatorët janë gjetur dhe pritet të funksionojë procedura spitalore që ndiqet në raste të tilla.
Falenderojmë donatorët, mjekun italian nga Lobardia dhe mjekët tanë që po e ndjekin nga afër procesin. Shpresojmë shërim sa më të shpejtë për Benin,”– shkruhej në status.
Miqtë e skultporit kërkuan me ngulm dhurues gjaku të tipit (A-) që të ishte shëruar nga koronavirusi, pasi ishte rruga e vetme për të mos humbur skulptorin.
Arben Bajo njihet edhe si miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit të gjitha skulpturat i ka me nënshkrimin e Bajos.